Pasi u dekorua me Medaljen Presidenciale, Era Istrefi: Kjo më motivon edhe më tepër për ta promovuar Kosovën


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë një dekoratë edhe këngëtares Era Istrefi.

I pari i shtetit tonë, Thaçi ka ndarë një Medalje Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë këngëtares sonë me famë ndërkombëtare, Istrefit.

Zeshkanes kjo medalje iu dha për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pas marrjes së kësaj mirënjohje këngëtarja pohoi se ndihet e lumtur dhe krenare që po përfaqëson në mënyrë të dinjitetshme shtetin tonë.

“Jam e lumtur që kjo medalje më motivon më shumë që me promovuar më shumë Kosovën që me pas edhe më shumë suksese. Falënderoj presidentin për Medaljen dhe ndihem e nderuar për këtë. Kjo më jep edhe një ekstra motivim që ta promovoj edhe më tepër vendim pasi që jemi një popull që e meritojmë shumë”, tha Istrefi.

Ndërkohë presidenti ka pohuar se ndihet krenar me të arriturat e Erës si dhe të këngëtarëve tjera, Dua Lipës dhe Rita Orës.

“Era, Dua dhe Ora janë më të mëdha se ne. Kanë ndikim më të madhe se ne në botë. Ne kudo kemi qenë jemi ndier krenar. Kam qenë krenar kur Era ka prezantuar në Moskë. Unë nuk jam xheloz, por ndihem krenar për arritjet e Istrefit. {shtë një mrekulli se qfarëp po bpjnë talentet kosovar në botë”, tha Thaçi.

Të gjitha mediat e paraqesin Era Istrefin si “këngëtaren nga Kosova” para performancës në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit
Kujtojmë se këngëtarja jonë këndoi në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit botëror në Moskë këngën “Live It Up” përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.

Baby Boo