Pasi u arrestua, Qeveria shkarkon drejtorin e burgut të Strugës, Armend Shaqirin

Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Strugës, Armend Shaqiri. Në vendimin e Qeverisë thuhet se shkarkimi nga detyra është bërë me kërkesë të vetë Shaqirit të cilën e ka deponuar para dy javësh. Por në kërkesën e tij nuk jepen arsyet për lirimin e tij nga detyra. Ndryshe ALSAT nga burime jozyrtare informoi se drejtori i burgut të Strugës, Armend Shaqiri dhe një inspektor policie, janë të dyshuar se kanë shkelur ligjin dhe autorizimet zyrtare duke lënë në liri trafikantë të drogës dhe madje i kanë informuar ata edhe për planet e policisë. Nëse ka pasur dekonspirim apo jo, mbetet të shihet nga hetimet shtesë. Operacioni, sipas burimeve të ALSAT, ka pasur në fokus, shpërndarës të lëndëve narkotike dhe grupet e tyre, që sipas informatave të para, janë ndjekur edhe me masa hetimore të ndjekjes dhe përgjimit, përfshirë edhe drejtorin e burgut. Mbetet e paqartë nëse drejtori i shkarkuar do të përgjigjet për hetimet e zhvilluara ndaj tij për veprimtari të paligjshme. Nga BDI, kuadër i të cilës është Shaqiri, nuk dëshirojnë që të prononcohen për rastin në fjalë.

Baby Boo
Restorant Lumare