Pasi nuk reagon policia, pronari vendos foton e hajnit te dera lokalit(VIDEO)


Kamerat e sigurimit i kanë mundësuar një marketi në lagjen “Dardania” në Prishtinë që t’i identifikojë hajnat që kanë vjedhur gjë sende në këtë dyqan.

Por video kamerat nuk u kanë mundësuar atyre që edhe t’i kapin ata persona dhe ta marrin dënimin e merituar.  “Eli-Ab” market ka gjetur një formë tjetër t’i ‘dënojë’ hajnat.

Insajderi ka raportuar dje se ky dyqan ka publikuar fotografinë dhe momentin e njërit nga hajnat që ka vjedhur këpucë, ndërsa në një rast tjetër ka publikuar fotografinë e hajni që kishte vjedhur çipsa.

Pronari i lokalit për Klan Kosova ka treguar se atyre nuk u ka mbetur zgjidhje tjetër përvec se t’i publikojnë fotografitë e tyre.

Ka thënë se Policia nuk hapin rast ndaj tyre nëse vlera e shumës që ata e vjedhin është më pak se 50 euro.

“I lajmërojnë rastet vinë Policia e Kosovës, por arsyetohen se nëse është vlera nën 50 euro nuk arrijnë me hap rast. Kjo po i stimulon hajnat me vazhduar me vjedhë”.

 

“Prej qendrës në Ferizaj çdo qendër që bëhet e lajmërojmë atje dhe e kemi parë që është në suaza anormale çështja e vjedhjeve dhe kemi ardhur në përfundim se zgjidhja e vetme është me e publiku foto. Ndoshta ose kanë mu vetëdijesuar ose kanë me e kuptuar që nuk bënë kështu”, ka deklaruar njëri prej pronarëve./Insajderi.com

Baby Boo