Pasi kërcënoi me dorëheqje ministri Aliu, Kuvendi i Maqedonisë në menyrë të shpejt i vendos në rend dite ligjet që i kishte propozuar ai


Sot gjatë ditës ministri i MSHIA-së Azir Aliu ka kërcënuar me dorëheqje pasi LSDM dhe BDI refuzojnë t’i fusin në agjendë parlamentare dhe të kalojnë pakon e ligjeve evropiane, pra ligje që barten me flamurin evropian.

Bëhet fjalë për ligjet për reformën e administratës publike, dy për dixhitalizimin dhe ligjet për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive.

Kuvendi i Maqedonise në menyrë të shpejt i ka vendosur në rend dite për datën 30 janar ligjet që i kishte propozuar ai, kështu duke shmangur prishjen e koaliconit me ASH-në.

    Baby Boo