Pasi i shkaktoi 4 miliardë euro humbje, tifozët gjuajnë me shishe Coca-Cola Ronaldon


Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja Portugali-Francë e cila përfundoi me barazim, 2-2.
Cristiano Ronaldo ishte ai që bëri dy golat për Portugalinë pasi fituan dy penallti.
Por gjatë kësaj ndeshje të fortë duket se ka pasur edhe incidente për Cristianon.

Nga fotografitë e publikuara nga “The Sun” vihet re se një tifoz në stadium ka hedhur një shishe Coca-Cola në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk e ka kapur.
Gjithashtu teksa festonte penalltinë e dytë të suksesshme, pasi barazoi me Francën, drejt Ronaldos një tifoz ka hedhur një gotë plastike.

E gjithë kjo vjen një javë pasi legjenda e Juventusit hoqi dy shishe Coca-Cola nga një tryezë e konferencës për shtyp, duke hapur debate me sponsorizuesin. Pas këtij gjesti, Ronaldo u kthye duke thënë “pini ujë”.
Një tjetër gjest i tillë ndodhi edhe me Paul Pogba, i cili largoi shishet e Heineken. Menjëherë reagoi UEFA, e cila paralajmëroi skuadrat që të mos bllokonin produktet e sponsorëve.

Kujtojmë se Coca-Cola pësoi humbje të mëdha pas veprimit që Cristiano Ronaldo bëri gjatë konferencës për shtyp. Kompania thuhet se humbi katër miliardë euro, pasi konsiderohej se ishte një anti-reklamë

Baby Boo