Pasditen e sotshme varroset aktorja Adea Shabani. Flitet për shkakun që humbi jetën


Aktorja shqiptare, Adea Shabani, e cila një muaj pasi ishte zhdukur u gjet, në një varr të cekët në Kaliforni jugore, rreth 80 km nga Sacramento afër shtëpisë së saj.

Trupi i pajetë i Adea Shabanit, aktores që e cila jetonte në Los Angelos, ka arritur në vendlindjen e saj. Ajo do të varroset sot në orën 14:00, në varrezat e Butelit.

Dyshohet se i dashuri i saj, aktori Christopher Spotz, është personi që ka shkaktuar vdekjen e Adeas. Flitet se ato kanë qenë në një lidhje dashurie, teksa Spozt i dashuri i saj ka qenë në një lidhje tjetër paralele. Pasi Adea Shabani kupton që i dashuri i saj Spoty, është në një lidhje tjetër dhe me të njëjtën vajzë do të kurorëzohet, kanë filluar sherret mes tyre. Pas një zënke të gjatë, ato dalin nga banesa e Ades, aty ku edhe shihet për herë të fundit nga kamerat e sigurisë, dhe që nga ajo dalje ajo nuk u kthye më e gjallë, raporton Pa Censurë.

Një dëshmitarë okular ka raportuar për policinë e Los Angelos, se ka parë Adean duke e futur me dhunë në pjesën e pasme të veturës një djalë, që aludon në aktorin Spotz.

I dashuri i saj qe kreu vrasjen, Christopher Spotz, gjatë ndjekjes në fund e kishte vrarë veten me revolen e tij.

Kërkohet Adea Shabani 25 vjeçe, u humbur në Los Angeles, California ku autoritetet për një muaj rresht pas kërkimeve gjetën trupin e pajetë të saj. Adea studion për aktrim, dhe është shqiptare nga Maqedonia. Ëndrra e saj n hollivudiane u shua përgjithmonë.

Baby Boo