Pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima


Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriperëndimore. Rreth mesditës dhe pasdite në disa vende mot jostabil me vranësira me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në nivel lokal do të ketë paraqitje të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme intensive, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fuqishme dhe breshër.

Reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar pasdite do të ketë edhe në fushëgropën e Shkupit, ndërsa është e mundur edhe paraqitje e motit të lig.

Nesër do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të shkurtra lokale dhe bubullima të rralla, posaçërisht në pjesët e skajshme dhe lindore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore.

Nga e mërkura vijon periudhë e motit të ndryshueshëm jostabil në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura e ditës sërish do të jetë pak nën mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të jetë në interval prej 24 deri 32 gradë.

Baby Boo