Pas Zvicrës, edhe një shtet do ta ndalojë burkën, do të mbyllë mbi 1.000 medrese


Një ministër i Sri-Lankës tha të shtunën se vendi i tij do ta ndalojë veshjen e burkave dhe do të mbyllë më shumë se një mijë shkolla islame.
Ministri për Siguri Publike, Sarath Weerasekera, në një konferencë për gazetarë tha se ka nënshkruar një dokument të premten për miratimin nga ana e kabinetit qeveritar për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës që praktikohet nga disa gra muslimane me arsyetimin se ky vendim e mbron sigurinë kombëtare.

Ministri i Sigurisë Publike në Sri-Lankë, Sarath Weerasekera, duket se është merakli i përdorimit të telefonit.
“Në ditët tona të hershme, gratë dhe vajzat muslimane kurrë nuk kanë veshur burka. Ajo është shenjë e eks*tremizmit fetar që ka ndodhur së voni. Ne përfundimisht do ta ndalojmë atë”, deklaroi ky ministër.
Përpos ndalimit të burkgës, Weerasekera tha se qeveria po e planifikon mbylljen e më shumë se 1.000 medreseve, për të cilat tha se janë duke i shk*elur politikat kombëtare të edukimit.
“Askush nuk mund të hapë një shkollë dhe t’u mësojë fëmijëve gjithçka që dëshiron”, tha ai.

Përdorimi i burkës në shtetin me shumicë budiste ishte ndaluar përkohësisht në vitin 2019 pas su*lmeve me bo*mba në kisha dhe hotele nga mil*itantët islamikë, me ç’rast kishin mbetur të vr*arë mbi 250 persona.
Më vonë gjatë atij viti, Gotabaya Rajapaksa, i njohur për shtypjen e një kryengritjeje të gjatë në veri kur ishte ministër i Mbrojtjes, u zgjodh president i vendit. Ai premtoi se do ta shtypte eks*tremizmin.
Rajapaksa është ak*uzuar për shkelje të shumta të të drejtave gjatë lu*ftës, ndonëse i ka mohuar ak*uzat.

Baby Boo