Pas zjarrit në TEC Manastir, uzina punon me një bllok


Zjarri i cili shpërtheu mbrëmë në TEC Manastir është sanuar, ndërsa vendi është duke u kontrolluar nga ekipet eksperte të SHA ESM për të përcaktuar shkaqet. Nga ESM bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në një nga izolatorët e transformatorit të jashtëm të bllokut 3 dhe me ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve zjarri është shuar.

“Nuk është lejuar asnjë dëm shtesë nga aksidenti. Lokacioni është siguruar dhe ekipet e SHA ESM dhe shërbimet kompetente do të hetojnë shkaqet e ngjarjes. ASH ESM mohon të gjitha spekulimet për gjoja operim dhe funksionim joprofesional dhe të pakujdesshëm, duke qenë se bëhet fjalë për një proces prodhimi me pajisje mbi 40 vjet të vjetra. Gjëja më e rëndësishme për kompaninë është që nga shfaqja e zjarrit dhe riparimi i tij të mos ketë persona të lënduar”, thonë nga ESM.

Në rast zjarri, për arsye sigurie funksionon mbrojtja automatike dhe ka reaguar mbrëmë duke fikur bllokun 1. Në më pak se një orë, blloku 1 është rindezur dhe është rikthyer dhe nga sot në mëngjes funksionon me kapacitet të plotë.
“Duke qenë se dëmtimi i transformatorit të bllokut 3 është në përmasa të mëdha, e njëjta periudhë nuk do të mund të lidhet me sistemin e prodhimit. Njëkohësisht, Blloku 2 është në aktivitete të rregullta shërbimi për përgatitje për punë që nga dhjetori, por duke qenë se ka nevojë për një përfshirje më të shpejtë, nga java e ardhshme Blloku 2 do të funksionojë me kapacitet të plotë”, shtojnë nga ESM.

Baby Boo