Pas zjarreve Australia përballet me përmbytje


Situata me zjarret në Australi po lehtësohet disi nga sasia e madhe e reshjeve që po bie në lindje të vendit. Mbi 35 vatra qëndrojnë aktive por niveli gatishmërisë tashmë është rritur për t’u përballur me sfidën e përmbytjeve.

Në Australinë Lindore prej ditësh vijojnë reshjet e dendura të cilat po shuajnë edhe disa nga zjarret që vazhdojnë të digjen prej muajit shtator.

Në terren ende luftojnë me flakët mbi 700 zjarrfikës, por sfida më e madhe tashmë po bëhen përmbytjet dhe operacionet e shpëtimit që janë dyfishuar.

Nën ndikimin e stuhive të forta dhe shirave të rrëmbyer pritet të jenë edhe perëndimin e Australisë, ku një ciklon tropikal është parashikuar të godasë rajonet bregdetare në orët në vijim.

Baby Boo