Pas zhvillimeve të fundit, vjen edhe reagimi i Ali Ahmetit


Pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku pati marrëveshje nga partitë opozitare për krijimin e shumicës së re parlamentare, reagimi i fundit erdhi edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se situatën e krijuar me dorëheqjen e kryeministrit janë duke e menaxhuar me të gjitja palët në përjashtim të atyre që mohojnë NATO-n dhe BE-në, gjuhën shqipe, Marrëveshjen e Ohrit e Prespës, transmeton Pa Censurë.

“ Të dashur qytetarë,
Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATOnë, BEnë, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.
Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.
Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.
Kam shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët, ju faleminderit dhe në pamundësi të ju përgjigjem të gjithëve, ju them që bashkë do t’ia dalim.
Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht.
Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje” shkruhet në statusin e Ahmetit në Facebook.

Baby Boo