Pas vr*asjeve në Velipojë, sërish përp*lasje në Shqipëri: I vihet flaka 60 shezlongëve të një biznesi në Dhërmi


Pas ngjarjes në Velipojë, ku mbetën të vr*arë 4 persona, duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.
Burime bëjnë me dije se dje*gia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një kon*flikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.

Shezlongët kanë qënë në pronësi të 55 vjeçarit B.D
Shezlongët i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit.
Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pelqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qënë nga konkurenca.
Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga policia.

Baby Boo