Pas video-skandalit, “zgjohet” Salianji


Pas video-skandalit të publikuar nga CNA.al, ku deputeti demokrat Ervin Salianji është kapur duke shkëmbyer mesazhe perverse me shtetasin-en G.D., deputeti demokrat për dy javë rrjesht u fsheh si “struci”.

Deputeti i cili gjithmonë ka qënë tepër aktiv në sallën e parlamentit, me replika, fjalime apo akuza ndaj mazhorancës, në dy seanca parlamentare “kyçi” gojën dhe u bë “i padukshëm” në sallën e parlamentit.

Por, sot ka ndodhur çudia. Deputeti ka vendosur “ta hajë turpin me bukë” dhe ka marrë fjalën në seancën plenare, ku po flitej për Vettingun në Policinë e Shtetit.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti Salianji tha se “para se të vimë dhe të diskutojmë në lidhje me këtë ligj, duhet të diskutojmë te ky ligj.

Sipas Salijanit, ky propozim i mazhorancës ka ardhur pasi, “Rilindja largoi të gjithë drejtorët dhe policët e ndershëm, për ti hapur rrugën emërimeve nepotike , të atyre që kanë ndihmuar Rilindjen në zgjedhje”.

Gjithashtu ai tha se “PS largoi nga Policia e Shtetit të gjithë ata që denoncuan lidhje e policisë me trafikun e drogës dhe të vetë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit”.

Gjithashtu ai tha se PS minimumi duhej ta pranonte dhe të kërkonte falje për ish-ministrin e saj të lidhur me trafikun e drogës.

Por, deputeti demokrat “harroi” apo bëri sikur, që të kërkojë falje për sjelljen e tij në sallën e parlamentit. Aty ku ai paguhet me taksat tona, për të mbrojtur interesat tona, kapet duke shkëmbyer mesazhe të turpshme dhe perverse. Kjo tregon sesa i interesojnë deputetit të Lulit problematikat e shqiptarëve.

Baby Boo