Pas tërmetit vdekjeprurës, afganët vuajnë nga uria


Shumë të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues kanë mbetur në qiell të hapur.
Të mbijetuarit në fshatin Gyan, në Afganistan po përpiqen të gjejnë strehim dhe ushqim pas tërmetit shkatërrues që ra këtë javë. Tërmeti me magnitudë 6.1 që goditi vendin ka vrarë mbi një mijë njerëz dhe i ka kthyer shtëpitë në rrënoja.

“Nuk ka vend ku të jetojmë këtu, nuk kemi ushqim, të gjithë janë ulur jashtë pa çati mbi kokë,” thotë një qytetar ndërsa shikon atë që ka mbetur nga shtëpia e tij.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Afganistanit ka deklaruar se pothuajse 90 për qind e shtëpive në zonë janë shkatërruar nga tërmeti dhe se shumica e atyre që kanë mbetur nuk janë të përshtatshme për të jetuar.
Gjithsej 1036 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën. Rreth 2,000 njerëz u plagosën dhe 10,000 shtëpi janë shkatërruar pjesërisht ose tërësisht gjatë tërmetit të së mërkurës.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, ka nxituar për të dhuruar tonelata me furnizime për tu ardhur në ndihmë të prekurve.

Baby Boo