Pas SHBA-së edhe Gjermania reagon kundër deklaratës së Mickoskit


Krahasimi i procedurave të shërbimeve të drejtësisë të Maqedonisë së Veriut me proceset e Nirnbergut është jopërkatës, konsideron Ambasada e RF të Gjermanisë në Shkup.

Në reagimin e saj me shkrim në deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Misckoski ku gjykimi për rastin “27 prill” e ka krahasuar me proceste e Nirnbergut, Ambasada thekson se “me këtë minimizohen veprat e kriminelëve nazistë”.

Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut dje reagoi në “siç vlerësoi” deklaratat nxitëse të liderëve partiakë që shkaktojnë frikë dhe ndarje, veçanërisht kur në mënyrë jo korrekte për qëllime politike përdoren ngjarje historike siç janë Proceset e Nirnbergut.

“Gjuha e tillë është e rrezikshme dhe nuk kontribuon për dialog produktiv lidhur me progresin e vendit. Është kyçe që liderët këtu të angazhohen në dialog më të civilizuar që do të kontribuojë për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut”, publikoi Ambasada e SHBA-së në profilin e saj në Fejsbuk./mia/

Baby Boo