Pas Serbisë, Shqipëria është shteti dytë që aplikon barriera ndaj Kosovës


Megjithëse ka një progres në realizimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri, ende shfaqen pengesa për bizneset, të cilat nuk rregullohen me këto marrëveshje. Tarifa 100 për qind nuk pati impakt pozitiv për prodhuesit shqiptarë, derisa Shqipëria është shteti i dytë pas Serbisë që aplikon barriera tarifore dhe jo-tarifore ndaj Kosovës.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit me temën: “Potenciali tregtar Kosovë-Shqipëri: barrierat tregtare dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale”, të organizuar nga Instituti Riinvest dhe Instituti GAP.

Pothuajse në të gjithë sektorët eksportues të Kosovës ka potencial për rritje të bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

Në anën tjetër janë identifikuar një mori pengesash të cilat po e pamundësojnë shfrytëzimin e këtij potenciali. Këto pengesa janë kryesisht të karakterit teknik, mirëpo në raste specifike ato shfaqen edhe në formë të bar rierave tarifore.

Ndër pengesat kryesore që janë identifikuar në këtë studim përfshijnë dyfishimin e procedurave për mallrat që kalojnë transit në territorin e Shqipërisë, pengesat për skanim të mallrave në portin e Durrësit pavarësisht destinacionit final, tarifa e lartë rrugore, çmimet referente, akcizat diskriminuese, dokumentacione shtesë sanitare dhe fitosanitare, etj..

Visar Vokrri nga Instituti Riinvest, theksoi se në dy vitet e fundit është rrit shkëmbimi tregtar Kosovë-Shqipëri, teksa shtoi se që nga shpallja e pavarësisë janë nënshkruar 13 marrëveshje në fushën e tregtisë mes dy qeverive shqiptare, por pavarësisht nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, ende mbeten të pazgjidhura një sërë pengesash dhe barriera të ndryshme tregtare.

Baby Boo