Pas rrëfimit shokues të Britney Spears, e ëma ka një mesazh publik mjaft domethënës

Nëna e Britney Speras, Lynne Spears, ka reaguar pas rrëfimit tro*nditës të së bijës për kujdestarinë e të atit. Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram një mesazh publik që i referohej lirisë të së bijës.
“Drita ndriçon në errësirë dhe errësira nuk mund ta pushtojë”- shkruan nëna e këngëtares.
Kujtojmë se para pak kohësh ajo foli për herë të parë përmes një lidhje telefonike me “The New Yorker” në lidhje me kujdestarinë.

Baby Boo

“Kam ndjenja të përziera për gjithçka. Nuk e di çfarë të mendoj… ka shumë dhimbje, shumë shqetësim. Jam mirë. Jam mirë në shmangien e gjërave”, është shprehur Lynne Spears.
Gazetarët të cilët kanë komunikuar me të, kanë treguar se ajo nuk ka preferuar të japë shumë detaje në lidhje me çështjen e kujdestarisë dhe se do i duhej të mbyllte celularin nëse do i afrohej ndonjë nga familjarët e saj.

Ndërkohë edhe motra e saj, Jamie Spears i ka dalë në mbrojtje Britney-t. Në fillim të kësaj jave ajo publikoi një video në Instagram, ku u shpreh se nuk ka folur më parë, pasi i takonte vetë Britney-t që të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj.
“Arsyeja e vetme pse nuk kam folur më parë, është sepse mendoja se nuk më takonte mua kjo gjë për sa kohë motra ime është e aftë të flasë vetë dhe të thotë atë që ndjen publikisht.

Tashmë që ajo ka folur dhe ka thënë hapur ato që kishte nevojë të thoshte, mendoj se mund të ndjek rrugën e saj dhe të them çfarë duhet të them.
Kam bërë një zgjedhje shumë të vetëdijshme që të përfshihem në jetën e saj vetëm si motra, si një teze për djemtë e saj. Ndoshta nuk e kam mbështetur ashtu siç do të donte publiku me një hashtag në një platformë publike, por ju siguroj se e kam mbështetur motrën time para se të kishte një hashtag dhe do e mbështesë edhe më vonë”, tha Jamie.