Pas presionit publik hoxha fshinë postimim që u bëri thirrje hoxhollarëve të mos e varrosin Hilmi Haradinajn


Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit kosovar ka vdekur mbrëmë, ndërsa një imam i një xhamie në Rahovec, njëherit edhe zyrtar në partinë Fjala të Gëzim Kelmendit, ka bërë thirrje që hoxhallarët të mos e varrosin babanë e kryeministrit kosovar, pasi i njëjti në një intervistë kishte deklaruar se kishin prejardhje katolike.

Hoxha Bedri Bytyçi, imam në fshatin Fortesë të Rahovecit, për më tepër në postimin e tij në Facebook, për vdekjen e Hilmiut, ka bërë fajtor djalin e tij kryeministër, Ramushin.

“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”, ka thënë Bytyçi duke u bërë thirrje hoxhallarëve tjerë që të mos shkojnë për ta varrosur të ndjerin, ashtu siç kërkohet sipas praktikave islame.

“Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!”, ka shkruar Bytyçi, i cili në fotot e postuara në Facebook shihet të jetë shumë i afërt me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin.

Por, vetëm një orë pas këtyre thirrjeve, ai duket se i ka rënë ‘pishman’. Kjo pasi që Bedri Bytyqi, e ka fshirë postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Tashmë thirrja e këtij hoxhës, të paktën nuk figuron në Facebook-un e tij personal.

Baby Boo