Pas përgënjeshtrimit nga Qeveria, TV Alfa u kërkoi falje Zaevit dhe Angjushevit për lajm të rremë


Televizioni “Alfa” u ka kërkuar falje kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrit Koço Angjushev për plasim të lajmit të rreme pasi sot Qeveria ka demantuar lajmin dhe kërkoi që televizioni publikisht të kërkoj falje.

“TV Alfa u kërkon falje kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrit Koço Angjushev për plasimin e informacioneve të rrejshme në kronikën të titulluar ‘Zaev: Faji ndaj Angjushevit nuk është dëshmuar’. Deklarata e kryeministrit Zaev është e pasaktë dhe gabimisht e transmetuar me çka është publikuar lajm i rremë me të cilën dëmtohet imazhi i kryeministrit Zoran Zaev dhe i zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Koço Angjushev”, thuhet në përgënjeshtrimin e publikuar.

Në demantin dhe kërkesën për falje, Qeveria sot theksoi se deklarata e kryeministrit Zoran Zaev është transmetuar gabimisht dhe në kontekst të gabuar që nënkupton dezinformim të opinionit, me qëllim të rrënohet imazhi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrit të angazhuar për koordinim me resorët ekonomik, prof, dr. Koço Angjushev

Baby Boo