Pas operacionit, Berkani udhëton drejt Stambollit


Për një projekt të ri që do të bëhet pjesë, këngëtarit të njohur nga Maqedonia e Veriut, Berkanit, do t’i duhet të udhëtojë shpesh në Stamboll. Ndonëse, pak e dinë që ai ka kryer studimet për aktrim, mirëpo publiku shumë shpejt do të ketë mundësinë ta sheh në një projekt në kinematografinë turke edhe pse kohëve të fundit e kemi parë me rol në disa episode në serialin “Ballkan Ninisi” në televisionin publik turk, TRT.

Mësohet se “Sifirinci Gece”, është seriali në të cilin do ta shohim Berkanin, ku do të luaj një kast e njohur e aktorëve turk. Ndryshe, para disa muajve, Berkan Beka i është nënshtruar një operacioni për shkak të problemeve me zemrën./21Media

Baby Boo