Pas ofendimeve që ju bëri, VV e paralajmëron për diçka të rëndësishme Haradinajn


Lëvizja Vetëvendosje nuk ja ka frikën as ofendimeve e as kërcënimeve të Ramush Haradinajt. Akuzat që ky i fundit ja bëri Kurtit një ditë më parë, duke e quajtur hajn dhe mashtrues ordinerë janë vetëm shpërfaqje e frikës për humbje të pushtetit.

Kështu i shohin deklarimet e kryeministrit të vendit, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Disa e quajtën si servil të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e disa si të frikësuar nga lëkundja e karriges.

Për deputetin e VV-së, Xhelal Sveçla akuzat e Haradinajt nuk janë aspak befasuese, ngase humbja e pushtetit sipas tij, ka ndikuar në dispononimin e Haradinajt.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Svecla ka thënë se Haradinaj ka ardh në këtë situatë pikërisht nga tentimi që me mbajt pushtetin në çdo mënyrë

“Tendenca e tyre që me majt pushtetin me çdo kusht, dhe të parandalojnë çdo formë të vënies së drejtësisë i ka sjellë në këtë situatë. Tash përmes represionit të vazhdueshëm qoftë fizik qoftë edhe përmes mediave, po mundohen ti shtypin zërat e arsyeshme që munden me ndrru situatën në Kosovë. Ne nuk befasohemi më” ka thënë ai.

Por Svecla ka thënë se përkundër gjithë këtyre, Haradinajt po i vije fundi, dhe se protestat janë afër.Ai ka thënë se rrëzimi i qeverisë do ndodh dosido, qoftë me protesta në rrugë qoftë me mocion, dhe se Haradinaj duhet ta zgjedh vet mënyrë se si dëshiron të largohet.

“Shoqëria e ka pa rreziqet para të cilave ndodhet vendi, dhe normal që do të reagojë. Tash po shihet haptas disponimi për ndryshim. Do të ndodh, ose përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ose protestave në rrugë, ndryshimi do të ndodh, ata nuk e kanë gjatë dhe mbetet që ata të përzgjedhin metodën e largimit të tyre.” është shprehur Svecla.

I pyetur nëse i shohin si kërcënime deklarimet e Haradinajt, dhe nëse i frikësohen atij, Svecla ka këtë përgjigje./Pacensure

Baby Boo