Pas ndeshjes Maqedoni – Kosovë, Aliovski: U fotografuam të gjithë shqiptarët, të gjithë ishim bashkë


Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020″ pas humbjes së sotme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1. Pas ndeshjes, ylli shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski shpreson në rezultat pozitiv edhe në finalen ndaj Gjeorgjisë.

“Po realizuam një fotografi të gjithë shqiptarët bashkë. Gëzohemi, normal ky është futboll, në të dy anët ka shqiptarë. Shumë mirë ka luajtur Kosova, mendoj se edhe ne me kryetarin Muhamed Sejdinin, organizimin, stafin, përzgjedhësin, jemi forcuar shumë, jemi që tri vite bashkë”, deklaroi Alioski për “SuperSport”. Maqedonia e mposhti Kosovën dhe arriti të kualifikohet në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve për EURO 2020.

“Ata festuan me 2:1, siç kishin premtuar, e lanë zemrën e tyre në fushën e Arenës së zbrazët (pa shikues) në Shkup. Ata luajtën si burrat, me guxim, ata luajtën me të vërtetë me guxim. Më e rëndësishmja, ne udhëtojmë për në Tbilisi dhe luajmë me Gjeorgjinë me 12 nëntor. Sigurisht një falënderim i madh për të gjithë djemtë me fanellë të kuqe, por falënderim special shkon për Alioskin, Bardhin, Musliun, Bejtullain dhe Ademin. Të gjithë e dimë pse. Ata i rezistuan presionit dhe treguan se janë pjesë legjitime e kësaj përzgjedhjeje të Maqedonisë. Egzoni madje u dëmtua, në minutat e fundit Musliu me shokë ruajtën fitoren.

Ademi luajti me mjeshtëri, Alioski vrapoi si tifoz, Bardhi mbase një lojtar i ndeshjes”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon “sportmedia”. Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi u paraqitën titullarë.

Baby Boo