Pas më shumë se tetë vitesh kërkimi, një grua 43-vjeçare nga Prizreni e cila jetonte në Gjermani, Hana Bytyçi, gjeti dy fëmijët e saj.


Pas më shumë se tetë vitesh kërkimi, një grua 43-vjeçare nga Prizreni e cila jetonte në Gjermani, Hana Bytyçi, gjeti dy fëmijët e saj.

Rezultoi se fëmijët ia kishte rrëmbyer ish-burri i saj.

Ajo kishte lajmëruar autoritetet në Gjermani e Kosovë, mbi zhdukjen e tyre.

Pas tetë vitesh, doli se fëmijët ia kishte rrëmbyer dy fëmijët ish-bashkëshortes së tij, Bekë Gashi, i cili jetonte pa asnjë problem së bashku me djalin dhe vajzën e tyre, në Komunën e Pejës.

Pavarësisht se ish-bashkëshorti i saj, kërkohej nga autoritetet e Kosovës e Gjermanisë, mediat kosovare raportuan se u deshën 8 vite, në rrethana të paqarta, që të gjendej vendndodhja e tij.

Gashi ia kishte marrë dy fëmijët (vajzën dhe djalin), ish-gruas, ndonëse asaj i takonte kujdestaria. Për tetë vite, pavarësisht dyshimeve, nëna e dy fëmijëve, Hana Bytyçi nuk dinte asgjë për fatin e tyre.

43-vjeçarja, megjithatë, nuk ishte ndalur asnjëherë duke kërkuar për ta.

Pas tetë viteve ajo u takua për herë të parë me fëmijët, pas ndërmjetësimit e hetimit nga të dy shtetet. Ata ishin shëndoshë e mirë dhe jetonin me babain e tyre, në qytetin e Pejës.

Pas gjetjes, e ëma qëndroi pak ditë me ta në strehimore, derisa, dje ata u nisën për në Gjermani.

Aktualisht vajza dhe djali i saj janë njëri 13-vjeç dhe tjetri 11-vjeç./a.m/NOA.al

Baby Boo