Pas lirimit nga qelia, tërhiqet Noizy/ Reperi anulon koncertin që do të mbante në stadiumin “Selman Stërmasi”

Reperi Noizy pasi u lirua nga burgu, befasoi me një njoftim, kur tha se do të mbante një koncert në Tiranë më 21 gusht, por sot ka njoftuar se ky koncert nuk do të realizohet në datën që ishte paralajmëruar. Noizy bën me dije se ky koncert është shtyrë për në shtator.

”Me keqardhje ju njoftoj se koncerti datës 21/gusht do të shtyhet për një datë tjetër në fund të shtatorit mbase më 27/shtator. Të gjitha biletat do të rimbursohen 100 për qind mbrapsht”, shkruan ai.

Noizy u lirua nga qelia pak ditë më parë me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim, pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e “TikTok”, Medi Iseni. Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua më 16 gusht, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.