Pas largimit të Trampit, bien shikimet dhe leximet ne mediume


Mediumet më të njohura amerikane humbën numër të madh të shikuesve dhe lexuesve pas përfundimit të mandatit të ish-presidentit amerikan, Donalld Tramp.
Demokrati Xho Bajden, të cilin nganjëherë mediumet e përshkruajnë si “të mërzitshëm”, e trashëgoi Trampin në funksionin e presidentit.

Televizioni CNN është një nga shembujt më mbresëlënës për popullaritet të zvogëluar të mediumeve. Në periudhën prej janarit deri në gjysmën e parë të marsit, televizioni humbi mbi gjysmën e publikut të vet në kohën kryesore (prej 20:30 deri në orën 22:00), tregojnë të dhënat e kompanisë “Nilsen”.
Rrjetet konkurrente televizive MSNBC dhe Foks Njus po përballen më mirë, por publiku I tyre gjithashtu është pakësuar.

Edhe gazetat ditore amerikane regjistrojnë ten*dencë të uljes së lexuesve. Njujork Tajms humbi pothuajse 20 milionë vizitorë në ueb-faqen e vet në janar dhe shkurt, ndërsa Uashington post humbi rreth 30 milionë.
“Informatat, lidhur me presidentin Tramp, ishin më interesante për njerëzit se sa lajmet aktuale”, deklaroi Adam Çiara, profesor në Universitetin Hartford në Konektikat.

Baby Boo