Pas kritikave Edi Rama thotë: Shqipëria nuk rrezikohet nga Turqia


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raportet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë lloj kërcënimi për Shqipërinë dhe Kosovën.
Në një intervistë për “Ora News”, Rama, duke komentuar deklaratat e diplomatëve të huaj se Shqipëria duhet të marrë seriozisht kërcënimet ndaj sovranitetit që vijnë nga Rusia dhe Turqia, ka thënë se nuk ka çfarë të zgjedhë mes këtyre të dyjave.
Rama thotë se Shqipëria është një vend ku jetojnë të krishterë dhe myslimanë.

“Nëse të krishterët katolikë morën katedralen e tyre në Tiranë dhe nëse të krishterët ortodoksë morën katedralen e tyre në Tiranë, myslimanët e këtij vendi meritonin të kishin tempullin e tyre të barasvlershëm, as më të madh as më të vogël, me tempujt e tjerë”, ka thënë kreu i Qeverisë.

http://www.pacensure.com/2018/04/29/shqiperia-duhet-te-zgjedh-do-te-jete-me-shba-ose-me-turqine/

Baby Boo