Pas koncertit madhështor në Tiranë, Ermal Meta: Nuk kam për ta harruar


Ermal Meta mbrëmë ka realizuar koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” të Tiranës.
Për ta ndjekur nga afër atë, ishin mbledhur numër i madh qytetarësh të cilët kishin mbushur përplot sheshin, shkruan lajmi.net.Meta ka performuar këngët e tij më të njohura, ndërsa publiku brohorisnin së bashku me të.

Pas përfundimit të koncertit, këngëtari me emocione nga pritja që iu bë, ka falënderuar të gjithë përmes një statusi në rrjete sociale.“Vendi im. FALEMNDERIT, NUK KAM PËR TA HARRUAR.
??❤️”, ka shkruar ai, duke ia shtuar statusit një fotografi në të cilën shihet pjesëmarrje masive e qytetarëve në koncert.Kujtojmë që Ermal Meta ka pëfaqësuar Italinë në festivalin e sivjetmë të “Eurovizionit”, ku zuri vendin e dytë.

Baby Boo