Pas izolimit dhe tragjedisë, nis jeta në Itali (FOTO)


Pas disa javëve bllokade totale për shkak të pandemisë së koronavirusit që në Itali u mori jetën më shumë se 20 mijë personave, nga sot kanë filluar të hapen gradualisht lokale të ndryshme.

Nga sot, përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve, puna do t’i lejohet edhe librarive dhe dyqaneve që shesin rroba për fëmijë.

Edhe Austria e nisi lehtësimin e masave të izolimit të marra për mbrojtje nga koronavirusi. Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, e bashkë me to dhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtarisë. Megjithatë, distancimi fizik mbetet në fuqi, ndërsa njerëzit janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Austria ishte ndër vendet e para europiane që e vendosi bllokimin rreth një muaj më parë. Mbajtja e maskave në supermarket dhe farmaci atje është e detyrueshme. Në vend raportohet deri tani për 14.000 të infektuar dhe 368 të vdekur.

Baby Boo