Pas humbjes ndaj Francës, pensionohet ylli i Argjentinës


Javier Mascherano është pensionuar nga Kombëtarja e Argjentinës pas humbjes 4-3 ndaj Francës në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Pas eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Botës, mesfushori Mascherano, tani 34-vjeçar, ka thënë se historisë tij me Kombëtaren i vjen fundi këtu dhe se tani e tutje do të jetë vetëm një tifoz i ekipit argjentinas.

Ai ka thënë se mbase një ditë të rinjtë e Argjentinës do të arrijnë diçka me Kombëtaren.

“Këtij tregimi i vjen fundi këtu. Dhamë gjithçka deri në fund. Tani, jam thjesht një tifoz i ekipit argjentinas. Shpresoj se në të ardhmen këta fëmijë do të arrijnë diçka”, ka thënë Mascherano pas ndeshjes. /Express/

Baby Boo