Pas gjashtë ditë kërkimi, gjendet i gjallë Muharrem Berisha


Muharrem Berisha nga Gurbardhi i Malishevës është gjetur i gjallë, i cili nga data 24 qershor, është raportuar i zhdukur.

Në ditën e gjashtë të zhdukjes 57 vjeçari nga Gurbardhi i Malishevës është gjetur i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu bëhet e ditur nga komuna e Malishevës, por nuk jepen detaje tjera.

Ndryshe, gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetar të shumtë. Muharrem Berisha ishte raportuar i zhdukur që nga 24 qershori.

Baby Boo