Pas gati një muaji, kushëriri i Noizyt reagon për lajmin që bëri bujë: Është totalisht një shpifje


Ditën e sotme, vëllai i Eraldo Musteqja, ka reaguar sa i përket lajmeve që kanë qarkulluar në media ku thuhej se ai ia dogji lokalin kinse Noizy ka kryer marrëdhënie intime me të dashuren e tij.

Këto lajme ka vendosur që t’i hedh poshtë vëllai i Eraldo-s.

Me anë të një video ai tha se dikush është shtirur se është kushëriri i tyre dhe ka thënë se Noizy nuk i ka dhënë pagë për 4 muaj e ç’është më banalja që ka thënë ai njeri është se Noizy paska shkuar me të fejuarën e vëllait gjatë asaj kohe.

“Dhe nga komunikimi që kam pasur me vëllain tim këto kohë është se ky lajm është totalisht një shpifje, është totalisht e pavërtetë, shpifje e njerëzve pa punë që kërkojnë të nxisin konflikte dhe të prishin imazhin disi të njerëzve”, tha ai.

Baby Boo