Pas festave të fundvitit, rikthehen gjykimet për rastet e PSP-së

Pas pauzës për shkak të festave të fundvitit, prej nesër në Gjykatën Penale do të vazhdojnë gjykimet për rastet e Prokurorisë Speciale.

Gjatë kësaj jave do të mbahen seanca për rastet “Tenderët”, “TNT”, “Transportuesi”, “Monstra” dhe “Dhuna në Qendër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e parë për këtë vit për lëndët e PSP-së do të mbahet nesër për rastin “Tenderët, në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska për tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në “Muzeun e Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi”, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Të mërkurën do të mbahet seancë për rastin “TNT”, i cili ka të bëjë me rrënimin e objektit “Kosmos” të Fiat Canoskit.

Ndërsa të enjten do të vazhdojë gjykimi për rastet “Transportuese” dhe “Monstra”. Kurse të premten është caktuar seancë për rastin “Dhuna në Qendër”.