Pas fatkeqësisë natyrore në Prespë, bëhen vlerësime të dëmeve 3 shkolla janë dëmtuara


Era e fortë, shiu dhe breshëri që para 20 ditëve e kapluan rajonin e Prespës kanë shkaktuar prej 80 deri në 100% dëme te prodhimet bujqësore dhe pemët, tregojnë vlerësimet e para të Komisionit komunal për dëme, që është formuar pas stuhisë. Sipas vlerësimeve të para, siç informoi kryetari i komunës Resnjë, Zhivko Gosharevski, janë dëmtuar 420 hektarë në Prespë të Poshtme në zonën te vendkalimi kufitar “Markova noga”. Nga Komisioni thanë se kanë bërë vlerësime për dëmin në shkollën fillore Dimitar Vllahov në fshatin Lubojno, si dhe në shkollat rajonale në Krani, Nakollec dhe Shtërbovë, me qëllim që deri më 1 shtator të sanohen për fillimin e vitit shkollor. Kryetari theksoi se do të bëhen analiza të detajuara për dëmet e mollëve për shkak se pemët janë dëmtuara disa vite me radhë. Denoncimi i dëmeve nga stuhia që e kaploi Prespën e Poshtme më 10 korrik është në vijim dhe do të zgjasë deri më 5 gusht.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjitha palët se situata në komunën e Resnjës është shumë e keqe, si me plasmanin e prodhimeve të vitit të kaluar ashtu edhe me gjendjen aktuale nga stuhia në rajonin e Prespës”, tha një bujk.

“Nuk kemi tjetër mënyrë për ekzistencë. Banorët e gjithë rajonit të Prespës së Poshtme marrin barna dhe sedativë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Lusim, bëjmë thirrje deri te Ministria që sa më shpejtë të paguhen mjetet për mollën industriale. 3 denarë si përkrahje nga subvencionet deri më 25 dhjetor të vitit 2019 dhe vlerësim real të dëmeve nga stuhia. Vlerësimet janë bërë deri në ditën e djeshme.  Janë kontrolluar të gjitha fshatrat nga ana e komisioneve të formuara nga komuna e Resnjës, megjithatë nuk e dimë saktë se kur, si dhe çka do të ndodhë pas vlerësimeve të bëra, a është shpallur fatkeqësi natyrore ose jo”, theksoi një tjetër bujk.

Baby Boo