Pas eleminit të Arsenal nga FA Cup, Xhaka debaton ashpër me disa tifozë (VIDEO)


Arsenali u eliminua nga 1/16 e finales në FA Cup pasi humbën me rezultat 1-3 nga Manchester Unitedi në Emirates.

Këtë eliminim nuk e pritën aspak mirë tifozët Topçinjtë, të cilët ishin mjaft të nervozuar.

Disa tifozë reaguar ashpër ndaj yllit shqiptar, i cili më pas iu kthye duke iu thënë “mbylleni gojën’, e që pas kësaj fjale përfundoi edhe durimi i Granit dhe kështu ai mbylli dritaren e veturës dhe vazhdoi rrugën.

Por, kishte edhe tifozët të cilët në këto momente shprehën mirëkuptimin dhe dashurinë për mesfushorin, ku për një moment u dëgjua njëri teksa thotë, “të duam”.

26-vjeçari këtë sezon është në mesin e lojtarëve që ka shfaqur formën më të mirë, përveç tre golave dhe një asistimi, ai është lojtari që trajneri Unai Emery po e përdorë pothuajse për çdo pozitë në mbrojte dhe mesfushë.

Xhaka iu bashkua Arsenalit në verën e 2016 për rreth 35 milionë funte (40.5 milionë euro) nga Borussia Monchegladbach. /Telegrafi/

Baby Boo