Pas ekzekutimit të Khashoggit, anëtarë të familjes mbretërore kthehen kundër princit saudit


Në mes të tensioneve ndërkombëtare mbi ekzekutimit të gazetarit Jamal Khashoggi, disa anëtarë të familjes mbretërore saudite janë kthyer kundër princit saudit.

Disa princa dhe kushërninjë nga degë të fuqishme të familjes mbretërore saudite dëshirojnë të shohin një ndryshim në linjën e sukcesionit por nuk do të vepronin gjersa Mbreti Salman është ende gjallë, shkruan Reuters.

Ata janë të vetëdijshëm se ka pak gjasa që mbreti të kthehet kundër djalit të tij.

Por, ata janë duke konsideruar mundësinë me anëtarë të tjerë të familjes që pas vdekjes së Mbretit, Princi Ahmed bin Abdulaziz, një vëlla më i vogël i mbretit dhe xhaxha i princit, mund të marrë fronin, sipas burimeve.

Princi Ahmed do të kishte mbështetjen e anëtarëve të familjes, aparatit shtetëror dhe disa fuqive perëndimore, tha një nga burimet saudite. /gazetametro.net

Baby Boo