Pas dorëheqjes së Arben Vitisë, ja kush do të emërohet ministër i Shëndetësisë në Kosovë


Arben Vitia sot dhe zyrtarisht ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga Ministria e Shëndetësisë për të vazhduar rrugën si kandidat për kryetar të Prishtinës.
Pas dorëheqjes së tij, postin e ushtrueses së detyrës në Ministrinë e Shëndetësisë do ta bartë, Dafina Gexha.

Vitia, në një konferencë për media tha se postin do t’ia kalojë Dafina Gexhës.
“Jam i kënaqur për angazhimin e deritanishëm. Detyrën po ia lë Dafina Gexhës, aktualisht zëvendës-ministre në ministrinë respektive. Parandalimi i pandemisë, vaksinimi dhe dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve do të vazhdojnë të mbesin prioritetet e stafit me të cilin jam krenar që kam bashkëpunuar”, tha ndër të tjera Vitia në një konferencë të thirrur për media.

Baby Boo