Pas dite pritet shi i rrëmbyeshëm


Moti mëngjesin e sotëm do të jetë me diell dhe me vranësira, derisa rreth mesditës pritet shi i rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë e fortë. Për pasdite, në nivel lokal paralajmërohet mot i ligë, me reshje të mëdha shiu, shkarkime të forta elektrike dhe breshër. Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 në 22, ndërsa maksimalja nga 29 në 37 gradë Celsius. Në Shkup paralajmërohet mot i ngjashëm, i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë Celsius.

Baby Boo