Pas deklarimit të Mukoskit, nga Ruskovska kërkohet të hetojë rolin e Milloshoskit për ngjarjet e 27 prillit


Një grup qytetarët në Prokurori kërkojnë të hetohet roli i deputetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Anotnio Milloshoski në Kuvend më 27 prill.

Në kërkesën e adresuar në Prokurorinë që e udhëheq Vilma Ruskovska, shkruan se edhe pse gjykimi për këtë lëndë nuk janë përfshirë të gjithë personat e përfshirë.
Ato thonë se duhet të merret parasysh edhe deklarata e deputetit Krsto Mukoski i cili nga foltorja në Kuvend tha se Milloshoski ka dhënë udhëzime se kah duhet të shkojë turma. Në kërkesë kërkohet edhe Mukoski të deklarohet në Prokurori për rolin e Milloshoskit më 27 prill.

“Duke marrë parasysh deklaratën e dhënë nga ana e deputetit Krsto Mukoski, i cili publikisht thotë se Antonio Milloshoski nga Shkupi, turmën e ka drejtuar të likuidojë Zaevin, mund të konstatohet se Milloshoski në mënyrë të qartë ka theksuar se kush duhet të likuidohet, përkatësisht cili është qëllimi i hyrjes në Kuvend”, thuhet në kërkesë.

Ata kërkojnë nga Ruskovska të zgjerohet hetimi për 27 prillin me qëllim që të dënohen të gjithë kryesit e veprave penale./Telegrafi

Baby Boo