Pas Bitcoin, një tjetër monedhë dixhitale shënon rritje historike të vlerës

Kriptomonedha Ether arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, duke tejkaluar 1700 dollarë, për të parën herë. Ether, e cila është monedha e dytë më e madhe dixhitale në botë për nga vlera e tregut, u rrit me 11.2%, sipas të dhënave nga CoinDesk, shkruan CNBC.

Kjo rritje vjen pasi Bitcoin, monedha më e vlefshme virtuale, arriti një rekord afër 42.000 dollarë muajin e kaluar. Ethereum, rrjeti i etherit, u krijua pas Bitcoin-it në vitin  2013. Dallimi kryesor që ka me bitcoin është që mbështetet nga aplikacionet.

Ndërkaq, vlera totale e tregut të të gjitha kriptovalutave arriti në 1 miliard dollarë muajin e kaluar.

Baby Boo