Pas betejës me leukeminë, ndahet nga jeta vajza 8-muajshe e futbollistit të njohur


Vajza e futbollisit të njohur, Ashley Cain, u nda nga jeta vetë 8-muajshe.

30-vjeçari ndau me ndjekësit lajmin tron*ditës sot, duke shkruar krahas një fotografie:

“Pusho princeshë e pa*rajsës. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time derisa të të mbaj përsëri në krah në pa*rajsë”.
Po ashtu, edhe nëna e vogëlushes së ndjerë i bëri një dedikim mjaft të ndjerë.

“Ti je ëngjëlli im, rrahja e zemrës time, shpirti im, gjithmonë do të jesh me mua si një shenjë dore në zemrën time”.

Për javë të tëra, mjekët njoftuan prindërit se vogëlushja mund të kishte vetëm disa ditë për të jetuar, por Ashley dhe Safiyya refuzuan të heqin dorë nga shpresa.

Ata kishin mbetur të shkatërruar pasi mjekët gjetën më shumë tumore dhe mbaruan mundësitë për të shpëtuar vajzën e tij të vogël, që po luftonte me një formë të rrallë të leuçemisë.

Megjithatë, përkundër gjithë dashurisë dhe shpresës në botë, fëmija i ëmbël i çiftit është rrëmbyer mizorisht nga vdekja në vitin e parë të jetës së saj.

Baby Boo