Pas 4 ditësh trajtim intensiv, Edi Rama del nga spitali në Gjermani


Është kuruar në mënyrë intensive për 4 ditë rresht në një spital në Berlin, Gjermani.

Edi Rama ka dalë dje në mesditë nga spitali.

Por për të maskuar shtrimin e tij në spital, Rama ka mundur që të organizojë një takim me disa drejtues të SPD-së Gjermane.

Rama pritet të kthehet gjatë mesditës ose darkës së sotme në Tiranë.

Pas daljes nga spitali, Rama ka reaguar edhe në Twitter, për herë të parë pas 4 ditësh, duke thënë se nuk kishte asgjë.

Por Rama kishte 4 ditë pa asnjë lajm prej tij, duke ngritur dyshime rreth gjendjes së tij shëndetësore, pas shtrimit të dielën me urgjencë në një spital në privat në Tiranë, pasi kishte pësuar një parainfarkt.

Pas kësaj situate, Rama është nisur për në urgjencë ku ka bërë një trajtim intensiv.

Baby Boo