Pas 17-vjeçarit humb jetën nga Covid edhe 30-vjeçarja, i hoqën nga barku parakohe foshnjën


E hënë e zezë ka qenë dita e sotme për Elbasanin pasi pas 17- vjeçarit që humbi jetën nga Covid raportohet edhe një tjetër humbje jete në moshë të re.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçare e cila ka qenë shtatzënë dhe tashmë ka humbur jetën pas infektimit me Covid. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar. Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qendrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit.

Më herët u raportua se Covid 19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani. I riu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin covid 1 në kryeqytet, ose ndryshe spitalin Infektiv.

Baby Boo