PAS 16 VITESH THYEN HESHTJEN ‘SHOTA E HAKLAJVE’: JU TREGOJ VRASJET E BERISHËS PËR PUSHTET


Motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen pas 16 vitesh në një rrëfim si dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve të viteve 90 në Tropojë, ku mpleksja e politikës dhe interesave për pushtet shënoi 200 viktima.

Pas 16 vitesh heshtje, Zylfije Haklaj në një rrëfim për Shqiptarja.com bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë, vetëm një person.

Ish-presidentin dhe kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin vetëm një motiv, marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Sipas saj veprimet e Berishës jaanë mesjetare të ndodhura në kohë moderne.

Ish-mësuesja e fizikës të vitit 2002 mori pseudonimin “Shota e Haklajve” pasi ajo akuzohet se kreu një vrasje në mes te Bajram Currit për tu hakmarrë për vrasjen e vëllezërve të saj.

Për këtë krim ajo vazhdon të jetë në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli, por shteti suedez asnjëherë nuk miratoi kërkesën e Shqipërisë për ta ekstraduar madje i garantoi mbrojtje duke i dhënë azil.

Zylfije Haklaj është shprehur se arsyeja që e ka bërë të flasë pas 16 vitesh ka qenë debati i Sali Berishës me gazetarin Artan Hoxha ku Berisha akuzon familjen e saj se e kanë shpërblyer  gazetarin në Fjalë.

“Ne nuk kemi  nevojë të paguajmë gazetarë të flasin për ne sepse ne mund të flasim vetë pa qenë nevoja të paguajmë njeri. Saliu është larguar herët nga Tropoja sepse ai ka qenë i favorizuari i Enver Hoxhës” shprehet ajo.

Zylfije Haklaj rikujton si filloi konflikti mes dy familjeve Haklaj dhe Berisha.

“Saliu  është njeriu që na shau na vrau dhe na nxori edhe nga varret. Ai njeri na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes tonë, në një kohë që pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin, kurse tani ai na akuzon publikisht  pa patur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë, se shpërblejmë njerëz për t’ju kundërvënë Saliut.

Në vitin 1997 kur Kosova martire po përgatitej për t’ju kundërvënë makinerisë serbe, në tokën mëmë organizohen firmat piramidale dhe hapen depot e armatimit. Në këto rrethana Saliu duke parë se pushteti po i rrezikohej kërkon mbështetjen njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja.

Në këtë kohë kryetari i Komitetit të Shpëtimit në Tropojë ishte vëllai ynë Fatmir Haklaj i cili nuk iu përgjigj thirrjes së Saliut që në atë periudhë ishte edhe president.

Fatmiri shprehej se: ‘Në qoftë se kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj ne do të jemi të gatshëm në çdo kohë”. Dhe këtu mendojmë ne është momenti ku Saliu ka arritur në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut, ku lufta e tij vazhdon ndaj familjevve tona edhe sot”, thotë Zylfije Haklaj.

Më tej ajo tregon se pas kësaj më datën 22 qershor 1997 pas mesit të natës në dalje të Milotrit është vrarë nga banda e Saliut, Sokol Haklaj jurist i cili punonte ne Skrapar dhe Ibrahim Rustemaj  i cili udhëtonte bashkë me Fatmirin në drejtim të Tropojë.

“Fatmiri merr dy djemtë e vdekur dhe niset në drejtim të Tropojës për tek trageti ku udhëtonte edhe Sali Berisha, fatmiri së bashku me të vdekurit në makinë nuk lejohen të udhetojnë me target”, vazhdon rrëfimin e saj Zylfije Haklaj.

Ajo tregon më tej se vrasja Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rustemit i revoltoi shumë, prandaj familjarët e irrituar për vrasjet udhëtojnë për tek mitingu  që zhvillohej nga Berisha në Tropojë.

“Kur Saliu i quan horra dhe të lidhur me serbin ata që përkrahin kandidatin socialist ka reaguar vëllai jonë Shkëlqimi. Në këto momente Saliu urdhëron  uniformat e tij që ta marrin me vete Shkëlqimin.

Në shtator të 1997 plagoset Azem Hajdari në Pralament ku Sali Berisha organizon protesta ne Tropojë dhe pastaj do të pasoheshin në të gjithë Shqipërinë.

Fatmir Haklaj  nuk lejon që protestuesit të thyejnë dhe shkatërrojnë në qytet, iu kërkon caktimin e një sheshi për organizimin e protestës.

Drejtuesit e protestës nuk ju bindën kërkesës së Fatmirit, ndër ta ishte edhe Haki Hoxha.

Fatmiri i del turmës përpara dhe i kërkon  që të ndalin protestën dhe i kërkon zbatimin e ligjit, por ata përsëri refuzojnë. Këtu Fatmiri humbet kontrrollin dhe qëllon Haki Hoxhën.

Këtu shpërndahet protesta dhe fillon hakmarrja ndaj nesh.

Saliu duke u bindur që Tropoja po dilte jashtë komandës së tij dhe pengëesa kryesore ishin Haklajt planifikon vrasjen e Shkëlqimit për të goditur edhe Fatmirin.

Saliu vazhdoi vrasjet seri duke vrarë Shkëlqimin, sikur të ishte hakmarrje private duhej të vritej edhe Fatmiri por duke e pranuar krimin dhe arsyen e krimit.

Më datë 5 janar vriten në qafën e Luzhës, Artur Demiri dhe Shkëlqim Haklaj të cilët po ktheheshin nga dogana e Qafë-Prushit”, përfundon rrëfimin e saj Shota e Haklajve.

Baby Boo