Pas 152 orësh, dy motra nxirren të gjalla nga rrënojat në Turqi


Një vajzë 22-vjeçare dhe një tjetër 28-vjeçare, janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin Adiyamam të Turqisë, pas 152 orësh qëndrim nën to.

Ekipet turke të kërkim-shpëtimit nga poshtë rrënojave kishin dëgjuar zërin e 22-vjeçares të quajtur Rabia.

Kështu, kishin arritur t’i gjenin të dyja motrat, të cilat kishin mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë, të hënën e 6 shkurtit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, shëndetësisë, policisë dhe xhandarmërisë turke raportohet se punuan për tetë orë për t’i shpëtuar ato.

Ekipet e Shëndetësisë, policisë dhe xhandarmërisë turke vijojnë punën për t’i shpëtuar ata që kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së ndërtesave.

Të dyja motrave i janë bërë kontrollet e para dhe tashmë i janë dorëzuar ekipeve shëndetësore për t’i dërguar në spital, raporton AA.

Shifra e të vdekurve në Turqi e Siri tashmë kaluar në mbi 28 mijë.

Baby Boo