Pas 15 viteve, Smilevski e largon nga puna, Murati: Ai është mashtrues, më largoi sepse i kërkoja llogari


Për 15 vite kontribuoi si inspektor në komunën e Butelit, edhe pse me vendim, kreu aktual i kësaj komune, Velimir Smilevski vendosi që ta largoi nga puna Rasim Muratin.
Në një prononcim, Murati thotë se largimi nga puna është hakmarrje politike, sepse thotë se edhe pse i punësuar, gjithnjë i ka kërkuar llogari Smilevskit për premtimet e pa realizuara.

Kreu i Butelit, Velimir Smilevski thotë se ka disa arsye të cilat janë të dokumentuara në vendimin për largim se pse Murati është larguar nga puna, ndër ta janë…
Vërejtje, për mos rrespektimin e orarit të punës nga ana e punonjësit, regjistrohet në hyrje dhe menjëher dalje nga puna.
Vërejtje për mos kryerjen e detyrës zyrtare.
Vendim, punëkryerësit, Rasim Murati në vend të largimit nga puna, i shqiptohet dënim financiar në vlerë të përgjithshme 10% të rrogës.

Megjithatë, këto vendime të komunës vazhdonin të ishin të papranueshme për Muratin sepse siç thoshte, ska pasur zyre ku do të punonte.
Ndryshe, Murati tha se do ankohet në gjyq dhe shtoi se nëse ka drejtësi ai duhet të kthehet në punë.

Baby Boo