Pas 15 majit do të mund të përshtaten automatët për pagesë për paratë e reja polimere


Banka Popullore i njofton të gjithë personat juridikë të cilët i mirëmbajnë makinat për përpunim të parave dhe automatët për pagesë në para të gatshme në territorin e Republikës së Maqedonisë se pas 15 majit të vitit 2018 do të fillojë periudha në të cilën do të mund t’i adaptojnë softuerët që t’i njohin karakteristikat dhe elementet mbrojtëse të parave polimere në vlerë prej 10 dhe 50 denarë.

Nga BPRM-ja theksojnë se nëse personat juridik nuk kanë mundësi nga bankat afariste të sigurojnë shembuj adekuat të parave polimere për përshtatjen për nevojat e softuerit, mund të drejtohen deri te Drejtoria për Punë të Trezorit të BPRM-së ku do t’u sigurohen sasitë e nevojshme nga paratë polimere.

Përkujtojmë se edhe në periudhën e ndërtimit të automatëve për pagesë me para të gatshme, gjegjësisht përshtatjen e tyre softuerike, qytetarët do të munden pa ndërprerë të kryejnë pagesa përmes këtyre automatëve me monedha në vlerë prej 10 dhe 50 denarë, të cilat edhe pas 15 majit mbesin në qarkullim dhe janë mjete ligjore për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

Baby Boo