Partneri turk i Genta Ismailit bën tatuazh shqiponjën dykrenare


Genta Ismajli dhe Usta janë kthyer në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Dhe duhet thënë se merita më e madhe i takon Ustës, që shumë shpejt është përshtatur me kulturën tonë e ka treguar se sa shumë e do Shqipërinë.

Këtë gjë ai na e ka dëshmuar edhe me veprimine fundit, që i ka habitur jo pak fansat e dyshes. Gjatë një darke me njerzit e tyre të afërt në Turqi, Usta ka zbuluar se ka bërë tatuazh në krahë shqiponjën dykrenore. Ka qenë Genta ajo që ka publikuar një video, në të cilën Usta zbulon krahun e tij dhe shihet se në të ka të gdhendur shqiponjën e flamurit shqiptar. Biznesmeni turk e ka treguar gjithë krenari tatuazhin e tij dhe sigurisht që pas këtij veprimi ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Usta dhe Genta janë njohur me njëri-tjetrin në Kosovë, gjatë një darke me miq të tyre të përbashkët.
“Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë… Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëjë një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova. Po atë natë Usta kishte ditëlindjen dhe në momentin kur erdhi torta më kërkoi të ulesha pranë tij, ‘dua të të jap një copë tortë’ ma bëri me shenja. Aty nisëm të bisedonim, më dha numrin e telefonit dhe filluam të komunikonim me mesazhe”, ka treguar këngëtarja disa muaj më parë.

Lidhja e Ustës dhe Gentës tashmë është konsoliduar dhe këngëtarja ka shprehur hapur dëshirën që këtë vit të organizojnë një dasmë për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Baby Boo