Partitë po negociojnë, rrjedhin afatet për krijimin e qeverisë së re


Afati për ndarjen e mandatit për përbërjen e qeverisë së re është duke vijuar tashmë për ditën e tretë. Partitë politike LSDM dhe VMRO DPMNE ditët e fundit kanë konfirmuar se po punojnë për të krijuar shumicë prej 61 deputetësh, por nuk ka asnjë lajm konkret se kur do ta formojnë qeverinë e ardhshme.

Ministrja e Drejtësisë në largim, Renata Deskoska dje në profilin e saj në Fejsbuk, theksoi se Kuvendi tashmë është konstituuar dhe se afati prej 10 ditësh për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë është duke vijuar.

Megjithatë, ajo nuk dha informacione në lidhje me negociatat për formimin e qeverisë. Në statusin e saj në Fesjbuk, Deskoska gjithashtu iu referua debatit të hapur për publikun në lidhje me atë nëse Kuvendi është konstitutiv në kushte kur nuk është zgjedhur kryetari i Shtëpisë ligjvënëse.

Baby Boo