Partitë pikë e pesë, Muhamedi: Ky është skenar, do shohim se çka do ndodhë para zgjedhjeve?!


Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nijazi Muhamedi thekson se nëse vazhdojnë skemat e dezorientimit të shqiptarëve, përmes përçarjes pikë e pesë të partive dhe kontrollimit të kësaj situate, atëherë duhet bojkot radikal të zgjedhjeve, por edhe deri tek dalja nga sistemi si në Kosovën e viteve 1990.
Sipas tij, skema e përçarjes së partive shqiptare do të vijojë dhe se në fund do të dal dikush nga pala tjetër dhe do ti thotë shkoni aty dhe bëhuni bashkë, gjoja një unifikim. “Kjo është zhdredhje totale e organizimit dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe kjo le të lejohet të bjerë gjer në fund të greminës, nuk mund të riparohet, ose çdo përpjekje për riparim është e dëmshme për shqiptarët, se legjitimohet skema që e kanë praktikuar maqedonasit. Aty kah shpallja e zgjedhjeve do dalë në shesh gjithë ajo skemë,që ka një histori që nga koha e Rankoviqit, dhe të cilën ai ua ka lënë amanet maqedonasve që ta praktikojnë në një takim të tij me kreun politik maqedonas më 1959.”, thekson për INA, publicisti Muhamedi. Sipas tij, përgjigje ndaj kësaj mund të jetë vetëm bojkoti radikal i zgjedhjeve, gjer te bojkoti me dalje nga sistemi, si në Kosovën e viteve 1990.

Baby Boo