Partitë i propozojnë Presidentit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme


Ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se i kanë propozuar Presidentit të Shtetit Stevo Pendarovski që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Këtë kërkesë Zaev e bëri në takimin e liderëve tek Presidenti, ndërsa tha se përveç VMRO-DPMNE-së, të gjitha partitë tjerë janë pajtuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Zaev tha se është koha e duhur që të shpallet gjendje e jashtëzkonshme me qëllim që të mos shtohet numri i infektuarve dhe as të mos harxhohen rezervat shtetërore, pra të shiten produktet e nevojshme jashtë shtetit.

Zaev tha se situata është shumë serioze duke iu në thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet dhe vendimet e Qeverisë me qëllim që të mos përhapet ende më shumë virusi korona.

Baby Boo